Gjithësia apo universi është gjithçka e kohës dhe hapësirës dhe përmbajtes së saj.[8][9][10][11] Gjithësia përshinë planetët, yjet, galaktikat, përmbajtjen e hapësirës ndërmjet galaktikave, grimca më e vogël bërthamore, dhe gjithë materia dhe energjia. Gjithësia e vëzhgueshme (dukshme) është rreth 28 billion parsecs (91 billion light-years) në diametër në kohën e tanishme.[2] Madhësia e gjithë universit nuk dihet dhe mund të jetë e pafund.[12] Vëzhgimet dhe zhvillimi i teorive f
izike kanë çuar në konkluzione në lidhje me përbërjen dhe evoluimin e Universit.
A është bosh universi? A ka fund? A është i përjetshëm apo koha ka fund? Doli nga diçka apo nga asgjëja? Kosmologjistët kanë shtruar këtë pyetje që kur Edëin Huble zbuloi në vitin 1929 që universi po zgjerohet. Për gati gjysëm shekulli, teoria e pranuar është që universi filloi nga një shpërthim i fuqishëm energjie – Big Bang. Por sot një teori e re kosmike propozon që universi është një pjesë e vogël të një hapësire shumë-dimencionale dhe të gjerë, domethwnw që Big Bang është vetëm një hap në zhvillimin e pafund të krijimit.
Modeli Standart i Sotshem
Sipas teorisë së Big Bangut, universi u krijua nga shpërthimi i një pike të nxehte, të kondensuar pafundësisht. Brenda një pjese të shkurtër të një sekonde universi filloi të zgjerohej (teoria e inflacionit). Pas kalimit të miljarda vjetëve galaksitë, yjet dhe planetet u krijuan për shkak të ftohjesh së universit. Sot, 13.7 miljardë vjet pas shperthimit te eBig Bang, pranohet hipoteza që universi akoma jo vetëm që po zgjerohet, por edhe po shpejtësohet nën ushtrimin dhe influencen e disa forcave tepër energjitike dhe misterioze. Nesë universi vazhdon të zgjerohet në këtë mënyrë, e ardhmja e universit duket e zezë. Yjet do të shpenzojnë energjinë e tyre, galaksitë do të shpërbehen, dhe universi do të mbetet i errët dhe pa jetë përgjithmonë. Kjo teori lë shumë pyetje dhe nuk shpjegon se si origjinoi Big Bang dhe se çfare eksistonte para shpërthimit të madh. Gjithashtu, teoria nuk shpjegon natyrën e fushës së energjisë misterioze që ndikon në rritjen e shpejtësisë sw universit.
TESTIM;Ermion Mahmutaj
TESTIM;Ermion Mahmutaj
Comments
Post a Comment