Energjia kinetike
\Objektet që lëvizin kanë energji kinetike, energjinë e lëvizjes. Sa më shpejt të lëvizë diçka, aq më shumë energji kinetike ka. Ndërsa kur e ul shpejtësinë, ajo humbet energji kinetike. Ne jetën e përditshme , hasim shumë shpesh në raste që kanë të bëjnë me energjinë kinetike. Për njehsimin e energjisë kinetike përdorim formulën:
Energjia potenciale
- Energjia potenciale gravitacionale
- Energjia kimike
- Energjia zanore etj
Është trajtë e energjisë mekanike e kushtëzuar prej pozitës reciproke të trupave ose të molekulave të njëjtit tip. Energji potenciale kanë trupat të cilët janë të aftë të kryejnë punë për shkak të pozitës, p.sh. Teli i lakuar, tjegullat në kulm, librat në rafte etj.Shndërrimi i energjisë[redakto | redakto tekstin burimor]
Energjia nuk mund të krijohet t apo shkatërrohet. Kjo do të thotë se sasia e energjisë në Gjithësi është gjithnjë e njëjtë. Sa herë që ndodh ndonjë gjë, energjia thjesht shndërrohet në një formë tjetër. Kjo gjë ndodh, për shembull, kur bimët përdorin energji nga drita e diellit për të krijuar ushqim, që pastaj e hanë kafshët.Shndërrime të energjisë ka kudo në jetën tonë. Marrim një makinë me rrota dhe e lidhim me një trup me një rrotull te palëvizshme. Trupi i varur ka një lloj lartësie nga toka. Kjo i jep atij energji potenciale ose të lartësisë. Kur ne do ta lëshojmë trupin energjia e tij e lartësisë do te shndërrohet ne energjinë e lëvizjes se karrocës me rrota. Ka shume forma energjie. Disa prej llojeve te energjisë janë energjia mekanike, e lartësisë, e lëvizjes, energjia kimike, e ushqimit qe përcillet ne muskuj, energjia bërthamore qe përdoret për energjinë elektrike, energjia termike kur molekulat dhe atomet ne lëvizje çlirojnë nxehtësi. Dielli është një burim energjie termike dhe dritoreLigji i ruajtjes së energjisë[redakto | redakto tekstin burimor]
Ligji i ruajtjes se energjisë thotë qe : Energjia as nuk mund të krijohet as nuk shkatërrohet, por mund të transformohet nga një formë në një tjetër. Shpejtësia e ndryshimit të energjisë (e brendshme dhe mekanike) të nje vëllimi material është e barabartë me fuqinë e forcave të jashtme masore dhe sipërfaqësore si dhe me shpejtësinë e prurjes ose të largimit të nxehtësisë së atij vëllimi.== Rëndësia e energjisë për shoqërinë == energjia Esht
Aida Proj
Comments
Post a Comment