Cfare eshte ujevara ?
Ujëvara është vendi ku shtrati i një lumi a një rrjedhe tjetër më të vogël zbret si nga një shkallë e lartë, nga e cila uji varet – bie poshtë pingul. Sipas mënyrës së krijimit, ujëvarat ndahen në: gërryese, tektonike dhe grumbulluese. Në hapësirën gjeografike shqiptare ka disa ujëvara, më së shumti në Republikën e Shqipërisë, siç janë: ujëvara e sotirës, e peshturës, e ixorit, e borshit, etj.

Ujëvara e Sotirës është 100 metra, dhe buron nga mali i Tomorit. Ajo ndodhet rreth 22 kilometra largGramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh rreth 1 orë në këmbë nga fshati Sotirë nga ku ka marë dhe emrin ujëvara.
Në verilindje të Tomorit, ndodhet burimi i madh që vjen nga një e çarë gjatësore në shkëmbin gëlqeror të thepisur. Lartësia e rënies së ujit varion nga 5 m, deri 20 m lartësi. Peisazhi i shpatit ku uji del, në mes të pyjeve e pemëve të lisit, është i mrekullueshëm. Zhurma e ujit mund të dëgjohet shumë larg. Itinerari Gramsh-Sotirë-ujëvarë.
Comments
Post a Comment