Qershia

Origjina e qershisë së ëmbël është tek Deti i Zi. Qershia u kultivua atje në një qytet me emër Cerasus. Nga kjo edhe vjen emri kerasi në greqisht, cereza në spanjisht, cherry në anglisht dhe qershi në shqip, përkthimi i së cilit do të thotë – fruta nga Cerasus. Është e vërtetë që qershia u kultivua nga grekët e Azisë, megjithatë, ky frut u përhap në Europë nga romakët të cilët e përfshinin qershi si ushqim kryesor në dietën e legjionarëve.. Një gotë qershi ka vetëm 90 kalori dhe është një burim i mirë i fibrave dhe vitaminës C. Ndaj, nuk është aspak e çuditshme që mjekët, dietologët dhe profesionistët të tjerë të fushës shëndëtsore shpesh herë këshillojnë qershinë si një superushqim.

Kultivimi i qershisë

Zonat ekstreme të thata dhe të nxehta janë të papërshtateshme, gjithashtu zonat me ngrica të vona. Në periudhën e qetësisë sythat frutore u qëndrojnë temperaturave – 24°C, lulet dëmtohen në – 2°C, -3°C , gjatë lulëzimit erërat e fuqishme, mjegullat dhe shiu e dëmtojnë frutifikimin. Qershia prodhon cilësi të mirë frutash në zona me shira dhe me klimë të freskët. Lagështia e tepërt në kohën e lulëzimit kufizon frutifikimin sepse pengon përhapjen e pjalmit dhe favorizon sëmundjet si kalbëzimi i luleve. Zonat me verë të freskët evitojnë carjen e frutave në kohën e pjekjes. Qershia ka nevojë për temperatura të ulëta 800-100 orë më pak se 7°C g
jatë dimrit për ndërprerjen e qetësisë relative të sythave. Qershia kërkon toka të kulluara por që ka dhe lagështi të nevojshme Ph 6-8. Nuk përshtatet në toka të rënda e të lagëta. E shartuar me mezhdrave përballon kushte më të vështira tokësore dhe më tepër gëlqerore.

Dobitë e qershisë

Ndihmon kujtesën.Qershitë kanë qenë të njohur për ndihmesën për një memorie të mirë dhe në parandalimin e humbjes së kujtesës. Kjo është verejtur nga një komponent i gjetur në qershi i njohur si anthocyanin që është provuar të jetë e mirë për trurin. Rrit gjumin.Kjo është një tjeter veti e qershisë. Njerëzit të cilët konsumojnë qershi bëjnë nje gjumë më të thellë se sa ata që nuk i hanë. Kjo është për shkak se qershia përmban një hormon të njohur si melatonin. Melatonin është i njohur për rregullimin të cikleve të gjumit në trup. Për një gjumë më të mirë, më të relaksuar dhe të kënaqshem është e keshillueshme konsumimi e qershise. Trajton kancerin.Nëse ju jeni një pacient i sëmurë me kancer, konsumimi i qershisë rrit shanset për shërim. Kjo është për shkak se qershitë kanë veti ushqyese që ndihmojnë në luftën kundër të gjithë mënyrave te kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Disa nga dobitë tjera të qershisë janë: Ndihmon ne parandalimin e plakjes, kujdesin ndaj lëkurës,trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, ndihmon ne rritjen e PH etj.


anxhela shkembi

Comments