MJEDISI
Adela proj.
Mjedisi është bazë e jetës në tokë.Nga cilësia e mjedisit varet cilësia e shëndetit tonë.
Por sa jemi të vetëdishëm ne për këtë? 
Duke marë parasysh që i gjithë biodiversiteti është i varur nga mjedisi atëherë secili duhet të jep kontibutin e tij për një jetë të gjelbërt.Sot teknologjia ka arritur në një shkallë të lartë të zhvillimit duke na lehtësuar jetën e fatkeqsisht kjo është duke ndikuar negativisht në mjedisin jetësor.Armiqtë më të mëdhenj të ndotjes së ambientit janë: hudhja e mbeturinave kudo,tymi i fabrikave, i makinave, derdhja e ujërave të zeza në lumenj, liqene, dete, oqeane etj, ku si pasojë e kësaj vie deri te ngordhja e shtazëve, tharja e bimëve e sëmundjet e ndryshme. Pra, me një fjalë ndotja dhe pasojat e saj nuk njohin kufi.
A mund të themi se njeriu me aktivitetet e tij i sjell dëm ambientit dhe shendetit të vet? Po. Mirëpo nëse nisemi nga ky konstantim njeriu duhet ta ndërpresë ekzistencën e vetë. Kjo është diçka që nuk bëhet. Njerëzit duhet të punojnë për shtimin e  prodhimit dhe ngritjes së cilësisë së tij , por pas çdo hapi që bën në këtë drejtim duhet të mendojë edhe për të ardhmen e vetë dhe të tjerëve e jo vetëm për përfitimet personale. Nga e gjithë kjo vimë në përfundim se duhet të vetëdijësohemi për veprimet e pandërgjegjshme që ndotin mjeedisin si p.sh duke mos i hedhur mbeturinat kudo por vetëm nëpër kontenjerë , përdorimi sa më i paktë i makinave , duke mos e derdhur naftën në ujëra dhe të pastrojmë ujërat e zeza sepse duhet të kemi parasysh se edhe në ujë zhvillohet jeta.
     Andaj duhet ta ruajmë ambientin sespe
" MJEDISI I PASTËR SOT , SHËNDETI I MIRË NESËR"

Comments