turizmi ne Shqiperi

Në veri është hapur projekti i 40 haneve me mbështetjen financiare të projektit të GTZ-se. Në jug të vendit ndjehet nevoja e një mbështetje por, gjithsesi, banorë të jugut kanë hapur shtëpitë e tyre dhe po i shfrytëzojnë për qëllime turistike, pavarësisht se ju mungon asistenca e donatoreve si ajo që është dhënë në veri të vendit. Atraktiviteti dhe klima e mbeshtet shume kete strukture por institucionet perkatese bjene shume pak.
Në momente të vështira klimaterike psh. reshjet e dëborës ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e turizmit të bardhë ose malorë pasi bëhen aktivitete si: ski, patinazh etj. Serisht me mbeshtetjen e GTZ jane shenjuar dhe standartizuar disa nga shtigjet e ecjes se këmbësorëve si dhe lidhur ne nje rrjet edhe disa nga bujtinat ne fjstara si Kuçi, PiluriFterra, etj.
  • Voskopoja: ndodhet rreth 21 km nga Korça mbi një pllaje 1160 m mbi nivelin e detit. Karakteristike e vendit është ajri i pastër dhe uji i freskët dhe kurativ. Gjatë dimrit mund të praktikohet sporti i skive. Fshati është një nga zonat me tërheqëse nga këto ane të Ballkanit.
  • Razma: Fshati i Razmës ndodhet rreth 41 km në veri të Shkodrës; është vendi ideal për të praktikuar alpinizmin malor dhe skitë. Fshatrat e tjerë rreth tij, Vermosh, Boga dhe Vukli janë unike për bukurinë e tyre natyrore. Fshati të ofron mundësi akomodimi për vizituesit.
  • Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës: Parku ka një siperfaqe prej rreth 8.000 hektarësh dhe ndodhet 25–30 km në veri të qytetit të Bajram Currit. Vlerat e tij shkencore, turistike dhe kurative janë të kombinuara me një bio-diversitet të rëndësisë kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Parku Kombëtar i Thethit: Gjendet në Alpet shqiptare, pranë Bjeshkëve të Namuna, 70 km nga Shkodra, ka një siperfaqe rreth 2.630 hektarë. Një monument natyror vërtete interesant është ujëvara e Grunasit. Ujerat e saj zbresin nga një lartësi prej 30 metër.
  • Parku Kombëtar i Malit të Dajtit: Gjendet në pjesën lindore të kryeqytetit dhe mbulon një siperfaqe prej 3.300 hektarë. Fauna këtu është e një shumëllojshmërie të madhe dhe e një interesi të madh. Parku është një zonë ku rriten disa gjitare të mëdhenj, si derri i egër, ujku, dhelpra, ariu, macja e egër etj.
  • Parku Kombëtar i Llogarasë: Gjendet 36 km nga qyteti bregdetar i Vlorës. Eshtë një park i mbrojtur dhe me një shumëllojshmëri të pakrahasueshme bimore dhe shtazore. Restorantet dhe kampet e pushimit janë të një cilësie të lartë. Ato ofrojnë shumëllojshmëri në kulinari, duke filluar që nga prodhimet tradicionale (mishi i Karaburunit, djathi i dhisë, kos fshati, erëza bio dhe mjalt lulesh mali etj) dhe të gjitha llojet e gatimeve mesdhetare. Monumente kulture janë Pisha Flamur e ruajtur në vite. Mundesitë për kamping dhe aktivitete sportive janë të panumërta në hapsirat bosh të parkut.
    Bleona Benga

Comments