Syri i Kaltër është
një vënd turistik shumë i bukur që ndodhet në fshatin Muzinë të Rrethit e Delvinës, pranë rrugës
nacionale Delvinë - Gjirokastër. Është një pikë shumë piktoreske ku nga një
burim i kaltër me origjinë karstike nga Mali i Gjerë del një ujë i kristaltë.
Nga thellesia e burimit uji merr ngjyrën e kaltër nën rrezet e djellit. Eshtė
burimi mė i madh dhe mė interesant ndėr 18 burimet qė shpėrthejnė rrėzė malit
tė gjerė. Eshtė shpallur monument natyre. Forma e tij ėshtė ovale e ngjashme me
formėn e njė syri, shpėrthen nga toka i errėt nė mes dhe i kaltėr anash.
Thellėsia e tij ėshtė tepėr e madhe arrin drei nė 45 m thellėsi. Ndodhet
pėrballė fshatit Krongj, 45 m nėn nivelin e luginės sė Drinos dhe ėshtė
shkarkim kryesor i malit tė gjerė. Eshtė burim me ujėra tė freskėta dhe tė
ėmbla i rrethuar me bimėsi tė dendur dhe me gjelbėrim tė pėrhershėm.
Burimi
i lumit të Bistricës, që përshkon një pjesë të jugut të Shqipërisë, i
shëmbëllen vërtet një syri të madh rrumbullak me diametër afro dhjetë metra.
Bebja e syrit, një gropë e thellë pus, nga ku uji ngjitet lart si në një kazan
që sapo ka filluar të vlojë ka një ngjyrë blu në të zezë. Ajo vjen e rrethohet
pastaj nga pjesa e kaltërt e syrit që bëhet e tillë ngaqë thellësia e burimit
aty është më e pakët.
Sipas
legjendës në ato zona sundonte një kuçeder, nje krijesë madheshtore që rrëmbente
vajzat, ndalte ujin dhe ua kishte bërë tejet të vështirë jetën banorëve. Derisa
më në fund e vranë dhe, kur e vranë, nga syri i dragoit buroi ky ujë i kulluar
që vazhdon të rrjedhë teposhtë në formën e lumit të Bistricës duke ushqyer
atypari një bimësi të rrallë për nga dendësia e forca dhe duke dhënë më tej
dritën që ndriçon
Comments
Post a Comment