Shqiperia Ne Euro 2016

UEFA Euro 2016

Ky është një version i shqyrtuar i kësaj faqejeshow/hide details
Kampionati Evropian UEFA 2016, zakonisht i referohemi si UEFA Euro 2016 ose edhe më thjeshtë Euro 2016, do të jetë Kampionati Evropian i 15-të për ekipet kombëtare të futbollit të meshkujve i organizuan nga UEFA. EURO 2016 është planifikuar të mbahet në Francë nga 10 qershor deri 10 korrik 2016 [3][4].
Për herë të parë, turneu final i Kampionatit Evropian do të përbëhet nga 24 ekipe, duke u zgjeruar nga formati me 16-ekipe që është përdorur nga viti 1996 [5].
Nën këtë format të ri, finalistët do të konkurrojnë në fazën e grupeve që përbëhet nga gjashtë grupe me nga katër ekipe, e ndjekur nga faza me eliminime që përfshinë tre raunde dhe finalja. Si mikpritës, Franca kualifikohet automatikisht, ndërsa 53 ekipet e tjera kombëtare do të konkurrojnë në fazën kualifikuese, nga shtatori 2014 deri në nëntor 2015, për të siguruar 23 vendet e mbetura. Në mesin e këtyre ekipeve është edhe ekipi kampion i europianit të kaluar kombëtarja e Spanjës, dhe për herë të parë që nga themelimi i UEFA-s, ekipi i kombëtares të Gjibraltarit.
Franca u zgjodh si vendi pritës 28 maj 2010, mbas procesit përzgjedhjes në të cilin ata fituan të drejtën e vendit pritës të kampionatit evropian kundrejt dy konkurentëve, Italisë dhe Turqisë [6][7]. Ndeshjet do të luhen në dhjetë stadium në dhjetë qytete: Bordeaux, Lens, Lille, Lyon, Marseille, Nice, Paris, Saint-Denis, St-Etienne, dhe Toulouse. Kjo do të jetë hera e tretë që Franca është pritëse e këtij turneu, pas turneut inaugurues të vitit 1960 dhe 1984. Kombëtarja franceze e ka fituar kampionatin evropian dy herë: në vitin 1984 dhe 2000.

Procesi i zgjedhjes të vendit pritës[redakto | redakto tekstin burimor]

Katër kërkesa për organizim të kampionatit erdhën para afatit të fundit, në 9 mars të vitit 2009 të cilat ishin Franca, Italia dhe Turqia me kërkesë që ta organizojnë të vetme, plus Norvegjia dhe Suedia me një kërkesë që ta organizojnë të dyja[9]. Norvegjia dhe Suedia përfundimisht e tërhoqën kërkesën e tyre në dhjetor 2009[10].
Vendi organizator u zgjodh më 28 maj 2010

Kualifikimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
kualifikohet██ Ky vend nuk mund të kualifikohet
Shorti i eliminatoreve u hodh në Palais des Congres Acropolis  Nice, më 23 shkurt 2014,[4] me ndeshjet e para që dë të fillojnë të luhen nga shtatori 2014[3].
Gjithsej 53 ekipe do të konkurrojnë për 23 vende në turneun final dhe të bashkohen me Francën, e cila është e kualifikuar automatikisht si organizatore. Gjibraltari konkurroi në një eliminatore për Kampionatin Evropian për herë të parë që nga pranimi i tyre në UEFA-s në vitin 2013.[13]

Disa ekipe e kanë siguruar për herë të parë kualifikimin në finalet e Kampionatit Evropian UEFA, duke përfshirë Islanda,Irlanda Veriore, Uelsi dhe Shqipëria

Comments