Qershia

Origjina e qershisë së ëmbël është tek Deti i Zi. Qershia u kultivua atje në një qytet me emër Cerasus. Nga kjo edhe vjen emri kerasi në greqisht, cereza në spanjisht, cherry në anglisht dhe qershi në shqip, përkthimi i së cilit do të thotë – fruta nga Cerasus. Është e vërtetë që qershia u kultivua nga grekët e Azisë, megjithatë, ky frut u përhap në Europë nga romakët të cilët e përfshinin qershi si ushqim kryesor në dietën e legjionarëve.. Një gotë qershi ka vetëm 90 kalori dhe është një burim i mirë i fibrave dhe vitaminës C. Ndaj, nuk është aspak e çuditshme që mjekët, dietologët dhe profesionistët të tjerë të fushës shëndëtsore shpesh herë këshillojnë qershinë si një superushqim.

Luleshtrydhja


Luleshtrydhja është një frut dhe ka vitamina C, E. Ka vetëm 37 kcalori për çdo 100 gramë. Por të mirat ushqyese të frutit të bukur nuk mbarojnë këtu. Luleshtrydhja ka kalcium, hekur, potas dhe ka një sasi të ulët sode. Parandalon vështirësitë kardiake, bën mirë për grykën, aneminë dhe artritin.

Kivi - kjo pemë ekzotike vjen nga Kina dhe konsiderohet si fryt nacional kinez. Ka shije intensive të lëngshme, është e butë dhe me fara të zeza. Kivi është një nga ushqimet më të shëndetshme. Është i mbushur me antioksidant dhe përmban vitaminë C dhe atë në sasi më të madhe se portokalli. Është burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, fibrave, vitaminave A dhe E.


Dardha



Dardha (latinishtPyrus) është bimë drunore nga familja Rosaceae, frutat e së cilës përdorën për ushqim. Lloje të kësaj bime rriten në pjesë të ndryshme të EvropësAzisë dhe Afrikës. Trungu i saj arrin lartësi mesatare 10-17 m, është gjethërënëse, me gjethe të thjeshta dhe të vendosura në mënyrë jo simetrike (2-12 cm).
Fruti dradha është pemë e lëngshme dhe e ëmbël me përbërje pak të kokrriztë. Sipas disa të dhënave kultivimi i dardhës daton që para 3000 vitesh. Supozohet se më këtë frut janë freskuar njerëzit që në epokën e gurit. Në OdiseHomeri dardhën e karakterizon si „dhuratë nga Zoti“, kurse në kohën e mbretit freng Luigji i kanë qenë simbol të luksit.
Dardha jeton rreth 300 vjet.

Portokalli është e pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfor etj. Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, është freskues. Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj. Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), e përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut. Lëngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret qysh në muajin e tretë pas lindjes. Portokallet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja. Portokalli ka përmbajtje të lartë të vitaminës C. Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të shkëmbimit të lëndëve në organizëm. Lëvozhgat janë të pasura me elemente aktive dhe lëngu i fituar nga zierja e tyre përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve.


Comments