Bleona

Prespa ose Liqeni i Prespës, , është njëri ndër liqenet me ujëra të freskëta në Evropë që u takon tre shteteve MaqedonisëShqipërisëdhe Greqisë me një sipërfaqe të përgjithshme prej 318.9 km2 nga të cilat 190 km² i takojnë Maqedonisë, 84.8 km² Greqisë dhe 38.8 km² Shqipërisë. Ky liqen eshte cilesuar si liqeni me i ndotur ne Ballkan. Prespa është liqeni më i lartë tektonik në Ballkan me 853 metra mbi nivelin e detit.
Prespa si tërësi ndahet në dy liqene: Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël.
Prespa e Madhe[redakto | redakto tekstin burimor]
Ndahet në mes tre shteteve( te siperfaqes te se Shqiperise Etnike) : Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë.
Prespa e vogël[redakto | redakto tekstin burimor]
Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Liqeni i Prespës së Vogël.
(greq.: Μικρή Πρέσπα Limni Mikrá Prespa) që ka shtrirje të përgjithshme prej 138 km² ndahet vetëm në mes Greqia së cilës i takojnë 51 km² dhe Shqipëria së cilës i takojnë 3.9 km².
Në liqen derdhen disa përrenj të vegjël, ndërsa ai vetë nuk ka rrjedhje sipërfaqësore.
Prespa
Liqeni rrethohet me male të larta mbi 2000 m lartësi. Me sipërfaqe 318.9 km2 për nga madhësia llogaritet menjëherë pas Liqenit të Shkodrës dhe atij të Ohrit, por me 853 m lartësi mbidetare ai është liqeni më i lartë në trojet shqiptare.
Liqeni i Prespës
Liqeni i Prespës, është një nga zonat tërheqëse turistike të Ballkanit, përvec bukurive të jashtëzakonshme natyrore shquhet për florën dhe faunën mjaft të pasur. Aty ka rreth 1500 lloje bimësh, më shumë se 40 lloje gjitarësh, ndër to ujku, ariu i murmë, lundra, 11 lloje amfibësh, 22 lloje zvarranikësh, 261 lloje zogjsh dhe23 lloje peshqish. Në Prespë jeton edhe pelikani dalmat me përqëndrimin kryesor në Prespën e vogël si dhe shtatë lloje ravacafkash. Prespa ka gjithashtu edhe 30 monumente të kulturës bizantine si dhe një numër mjaft të madh të veprave të antikitetit.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]



Comments