Lugina
e Valbonës
Rragami
fshat në Luginën e Valbonës
Lugina e Valbonës shtrihet
në qendër të Alpeve Shqiptare, në Rrethin e Tropojës. Lugina e Valbonës ka
statusin e Parkut Kombëtar dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 8.000 hektarësh.
Natyra e këtij parku është e pasur me
varitete të përshtatshme për turizëm, peshkim e alpinizëm. Në pjesën e
brendshme të Parkut ka mjaft shpella interesante, nga të cilat dallohet Shpella
e Dragobisë. Ka një klimë malore me dimër të ashpër, me reshje të dendura shiu
e bore, me temperatura të ulëta dhe periudhë të gjatë me ngrica dhe erëra. Nga
Mbaskollat deri në Shoshan është e mbrojtur në mënyrë natyrore,
ndaj temperatura mesatare në Dragobi është 10,7 gradë: e janarit 0,3 gradë dhe
ajo e korrikut 20,4 gradë. Reshjet në Valbonë i kalojnë 2082 milimetra, ndërsa
lartësia maksimale e dëborës shkon deri në 224 centimetra me mesatare 94
centimetra. Burimet e saj gjenden në rrëzë të shpatit lindor e qafës me të
njëjtin emër, ku ushqehet me burime karstike në lartësinë 1450 m. Nën ujëvarën
e pragut të Valbonës, ujërat e këtyre burimeve zhduken nën zhavorre deri në
hyrje të Rragamit.
Nga ky fshat deri në atë të Valbonës (Selimaj)
është 7 kilometra. Sipërfaqja e ujit mungon gjatë verës për shkak të natyrës
karstike. Në sektorin e poshtëm, ndanë kalimit në pellgun e Tropojës, Valbonamerr
degët e rëndësishme, që janë lumi i Gashit (në Shoshan)
dhe atë të Bushtricës (Bujan), që e pasurojnë atë më tej. Prurja në Dragobi dhe Gri është respektivisht 12.2 m kub
në sek dhe 33.3 metra kub në sekondë. Prurjet maksimale janë në maj dhe lidhen
me shkrirjen e borës, kurse prurjet minimale janë 3.7 metra kub në sekondë dhe
11 metra kub në sekondë. Prurjet janë më të mëdha në vjeshtë.
Tokat e murrme pyjore shtrihen mes
lartësive 500-1200 metra; tokat e kadifenjta shtrihen në shpatin e majtë të
kësaj lugine nga Mbaskollata dhe deri në Shoshan në lartësinë 400-900 metra.
Lugina e Valbonës është një nga
mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare. Kjo luginë ndodhet në
pjesën më veriore të vendit në lindje të masivit malor të Alpeve që përfshihet
nga rrethi i Tropojës. Lugina e Valbonës nis nga Qafa e Valbonës në perëndim
dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, shumë pranë digës së hidrocentralit
të Fierzës. Gjatësia e saj nga Qafa e Valbonës deri në lumin Drin është 50.6
kilometra. Lugina e Valbonës është zona turistike më e vizituar në rrethin e
Tropojës,madje nga më të vizituarat në Alpet shqiptare pas luginës së Thethit.
Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas por
edhe nga turistët e huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo
traditat e fshatrave më veriorë të vendit.
Për të shkuar në Valbonë duhet të
udhëtohet rreth 6 orë nga Tirana. Pjesa dërrmuese e rrugës është aksi
Tiranë-Bajram Curri, ku çdo turist ka mundësinë të shijojë një udhëtim me
traget nëpër liqenin e Komanit. Pamjet fantastike të shpateve malorë që bien
thikë mbi ujin e liqenit të Komanit janë të paharrueshme. Fshatrat e vegjël në
të dyja anët e liqenit dhe kullat e vetmuara prej guri, banorët e të cilave
lidhen me njëri-tjetrin vetëm nëpërmjet varkave të vogla, janë një tjetër dekor
interesant i udhëtimit. Përrenjtë dhe luginat e vogla që lidhin liqenin me
pellgun e Drinit krijojnë fjorde të vegjël që futen në brendësi të masiveve
malorë. Gjatë udhëtimit me traget shikon dhe dy digat gjigande të
hidrocentraleve në kas-kadën e Drinit. Udhëtimi me traget zgjat 2 orë e 10
minuta. Me ndërtimin e Autostradës “Rruga e Kombit” e cila vazhdon edhe në
Kosovë me emrin Autostrada “Ibarahim Rugova”, ka shkurtuar distancën nga Tirana
në Luginën e Valbonës, pasi mund të shkohet edhe nëpërmjet rrugës Gajkovë
–Tropojë-Bajram Curri.
Nga Bajram Curri në drejtim të Valbonës shkohet me çdo
lloj mjeti, si edhe me furgon. Valbona ndodhet 25 kilometra larg Bajram Currit
dhe për të shkuar drejt saj duhet të kalosh më parë nëpërmjet Kanionit të
Shoshanit, Grykës së Klisyrës, Grykës së Dragobisë e Qukut të Dunishës. Nga
hyrja në kanionin e Shoshanit e deri në Valbonë udhëtimi kalon nëpërmjet një
luginë të ngushtë, ku në të dyja anët e saj ka shpate
Comments
Post a Comment