Korça është një qytet në Shqipërinë jug-lindore. Korça është edhe qendra e prefekturës me të njëjtin emër. Është një nga bashkitë më të mëdha të vendit me rreth 90.000 banorë të regjistruar
Krahina e Korçës ra nën sundimin e perandorit bullgar Boriz në vitin 853. Ai formoi në këtë zonë njësinë administrative të emërtuar “Kutmicevicë”, që në shqip do të thotë “Tokë e porsa pushtuar”. Forcat bullgare qëndruan deri në vitin 1018.
Njoftimi më i hershëm i shkruar mbi ekzistencen e qytetit të Korçës vjen nga kronika mbi historinë dhe gjenealogjinë e familjes feudale shqiptare të Muzakajve, shkruar nga Gjon Muzaka me 1510. Shkruesi kur numëron zotërimet e Andre Muzakës I, i cili arriti titullin Sebastokrator më 1280-1281 dhe u bë zot i një krahine të gjerë që shtrihej në të gjithë Shqipërinë Qendrore deri në lumin Vjosë në jug, me kryeqendër Beratin dhe që përfshinte ndërmjet të tjerave Myzeqenë, Tomoricën, Oparin,Devollin, Kosturin, përmend dhe Korçën me emrin ‘Kovica’, të cilën e cilëson qytet. Nga fund i shekullit XIII e deri në prag të pushtimit osman, zona o Korçës u bë pjesë e Principatës së Muzakajve të cilët ishin me origjinë nga Opari.
Sundimi osman mbi Korçën zgjati deri në 1912, vit kur u shpall pavarësia e Shqipërisë. Traktati i Shën Stefanit, i vitit 1878 ia kalonte Korçën dhe Pogradecin Principatës Bullgare ndërsa Traktati i Berlinit i po të njëjtit vit ia rikthente Perandorisë Osmane. Në vitin 1910 Aleanca Ortodokse e Korçës e udhëhequr nga Mihal Grameno[3] shpalli themelimin e Kishës Ortodokse Shqiptare, por autoritetet osmane refuzuan ta njohin. Afërsia gjeografike e Korçës me Greqinë dhe fakti që Greqia e quante popullsinë Ortodokse si Greke çoi në kontestime të ashpra gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913. Në vitin 1913 Greqia e pretendonte Korçën dhe zona të tjera të Shqipërisë si pjesë të të ashtuquajturit “Vorio Epir”[4].
Në tetor 1914 qyteti ra nën administrimin grek. Gjatë periudhës së Skizmës Kombëtare[5] (në Greqi, 1916) shpërtheu një revoltë lokale e cila u vu nën kontroll nga Elefteri Venizelo. Gjithsesi,gjatë Luftës së Parë Botërore, zhvillimet në Frontin e Maqedonisë bënë që qyteti shpejt të binte nën kontrollin francez (1916-1920). Gjatë kësaj kohe katërmbëdhjetë përfaqësues të Korçës dhe Kolonel Deskoini nënshkruan protokollin që shpallte krijimin e Republikës Shqipëtare të Korçës, nën mbrojtjen ushtarake të ushtrisë franceze dhe me president Themistokli Gërmënjin[6]. Valuta e përdorur qe Franga dhe Skënderi i Korçës. Përfundimisht, Korça u bë pjesë e Shqipërisë në 1921, kur Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve riafirmoi kufijtë e vitit 1913.
Vendi përjetoi një situatë të vështirë ekonomike gjatë mbretërimit të Zogut, dhe kjo detyroi popullsinë të bjerë për shkak të emigrimit nga 25,600 banorë në vitin 1923 në 21,220 banorë në vitin 1938. Me fillimin e Luftës së dytë Botërore në 1939, Italia pushtoi Korçën dhe gjithë pjesën tjetër të vendit. Me shpërthimin e Luftës Italo-Greke, Korça ra nën sovranitetin grek në nëntor 1940. Kjo zgjati deri në prill 1941, kohë kur trupat gjermane sulmojnë ushtrinë greke. Me tërheqjen e Italisë nga Lufta më 1943, Gjermanët e mbajtën qytetin të pushtuar deri më 24 tetor 1944. Korça u çlirua nga partizanët në shtator 1944.
Duke qëndruar nën pushtimin fashist e nazist, qyteti u bë një qendër e rëndësishme e rezistencës Komuniste. Themelimi i Partisë së Punës së Shqipërisë (Partia Komuniste) u shpall zyrtarisht në Korçë më 1941. Me vendosjen e sistemit Komunist pas çlirimit, u ndoq një politikë diskriminuese ndaj të pasurve dhe kundërshtarëve politikë. Kështu menjëherë pas Luftës një valë e re emigracioni u shpërngul për në komunitetin e Shqiptaro-Amerikanëve në Boston.
Në 1990 Partia Demokrate e Re fitoi zgjedhjet elektorale në Korçë. Revoltat popullore në shkurt 1991 përfunduan me rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës.
Comments
Post a Comment