SKENDERBEU

Klubi u formua në qytetin e Korçës më 15 prill 1909 me emrin Vllazëria nga poeti dhe politikani Hilë Mosi, duke qenë kështu klubi sportiv më i vjetër në Shqipëri.
Gjatë viteve 1920 - 1922 për herë të parë në Korçë u formuan shoqëri sportive, të tilla si Përparimi dhe Sport Klub Korça ndërsa në vitin 1923 Liceu Kombëtar shqiptar formoi shoqërinë Shpresa.
U desh të vinte viti 1925 që Skënderbeu të lindte me këtë emër që e njohim sot. Në Korçë, futbolli nisi të bëhej gjithnjë e më tepër popullor dhe pothuajse çdo fushë përdorej nga sportdashësit e zonës për të luajtur. Kjo solli që shumë lagje e rrethina të Korçës të formonin skuadrat e tyre të vogla. Në vitin 1926 u formua shoqëria Zhgaba e po kështu një vit më pas u formuan edhe skuadra të voga lokale si Leka i Madh, Pirro, Brekverdhit, Zjarri, Tigri dhe Diamanti. Megjithatë Skënderbeu mundi të përfaqësojë qytetin dhe t'ia u dalë mbanë vështirësive, qoftë edhe politike.[1]

Comments