FC Barcelona

Barça (spanjisht ˈbaɾsa, katalonisht ˈbaɾsə), është klub sportiv me seli në Barcelonë, Spanjë. Më së shumti njihet nga klubi futbollistik i cili u themelua në vitin 1899 nga një grup zviceranësh, anglezësh dhe katalonezësh në krye me Joan Gamper. Klubi u bë institut katalonez duke i vënë dhe moton Més que un club (sq.: Më shumë se klub).Barcelona esht klubi me i forte ne gjith boten bashke me trajnerin e tij te madh Josep Guardiola.
Bacelona ishte anëtare themeluese e ligës spanjolle La Liga në vitin 1928 dhe sëbashku me ekipet Madrid dheAthletic Bilbao asnjëherë nuk kan qenë të larguara nga liga e parë. Klubi gjithashtu ishte klubi i parë kampion iligës spanjolle duke fituar gjithësej 21 herë La Liga, 25 herë Copa del Rey, 9 herë Supercopa de España, 4 herëUEFA Liga e Kampionëve, 4 herë UEFA Kupa e Fituesve të Kupave, 3 herë Inter-Cities Fairs Cup dhe 3 UEFA Super Cup.
Stadiumi kryesor i klubit është Camp Nou, kurse tifozët e klubit njohen si culés. Në Spanjë rreth 25% e popullatës mendohet të jenë dashamirës të Barcelonës[1]. Në qershor të vitit 2007 numri i socis (anëtarë të klubit/pronar) arriti në 156,366, ndërsa në qershor të vitit 2006 numri i penyes (përmbajtësit zyrtarisht të regjistruar) arriti në 1782 në mbarë botën.
Klubi gjithashtu vepron edhe me ekipin rezerv njohur si FC Barcelona B dhe me katër ekipe tjera sportive profesionale të njohur si AXA FC Barcelona, FC Barcelona, FC Barcelona Futsal dhe FC Barcelona Sorli Discauqë garojnë në basketboll, hendboll, fu dhe hokej. Gjer në vitin 2007 ekzistonte edhe ekipi i të rinjëve i njohur siFC Barcelona C.
Në klub veprojnë edhe disa ekipe tjera amatore që janë aktive në sporte të ndryshme e ndër më të njohur janëFCB Ragbi dhe FC Barcelona-Institut Guttman

Gjatë sezonit 2006-07 FC Barcelona ishte klubi i tretë më i pasur në botë me rreth 291.1 milion Euro të hyra.

Comments