Efektet e Facebook-ut
Nuk mund ta mohojmë një fakt kur flasim për përdorimin e
internetit, që ka të bëjë me efektet anësore – negative tek përdoruesit e tij.
Këtij ndikimi i është bashkangjitur tashmë tek masa e gjerë e shoqërisë edhe
rrjeti i Facebook-ut. Që nga koha e themelimit të tij e deri më tani miliona
individ e “vrasin” gjënë më të shtrenjtë, kohën, me biseda me shokët, neglizhim
dhe lënie anash të gjërave parësore siç është leximi, me reklamimin dhe
ekspozimin herë pas here të gjërave personale, me komentimin e pamasë të
fotografive të shokëve, me komunikim deri në orët e vona me shokët, etj. Një
mani dhe varësi e tille vije pikërisht si rezultat i këtyre mundësive që ofron
facebook dhe faktorëve të tjerë si në vijim:
– Komunikim pa asnjë limit me shokë, të afërm, në mbarë botën;
– Krijimi i mijërave kontakteve të reja me individ në mbarë botën;
– Ndarja e momenteve të haresë, gëzimit, por edhe ato të dëshpërimit e vuajtjes me shokët e tyre;
– Ndarja e mesazhe vizive, zanore me ata, në të qindtën e sekondës;
– Mundësia për debate dhe replika për tema të ndryshme;
– Ekspozimi i pamasë i fotografive dhe komentimi i tyre, si dhe i gjërave tjera personale (shpesh intime), një arkivim i dokumenteve dhe kartelave audio-pamore;
– Varësi për “pëlqimin” i tyre nga ana e shokëve, (me të ngjyrosurën meny “Like”);
– Mundësia për shkarkimin e videove (qofshin ato personale apo të huaja);
– Informimi për më të rejat;
– Për shumë individ ishte qenësore dhe shumë “kritik” përdorimi i tij (Përmes rrjetit facebook u bashkuan babë e bijë, të cilët nuk mund ta gjenin njëri tjetrin për 50 vite radhazi);
– Facebook disponon mbi 70 gjuhë të ndryshme të botës, duke e lehtësuar kështu komunikimin ndërmjet individëve;
– Është radhitur në numrin e 20 kompanive amerikane më të besuara në lidhje me çështjet e privatësisë që ofron ai;

Faktorët e lartcekur dhe shumë të tjerë, e bëjnë individin që të
“zhytet” në një mani e cila shumë lehtë krijon varësi tek individi dhe efektet
negative të tij do të jenë të pashmangshme.
Efektet social-psikologjike të
Internetit tek individi?
Duke pasur parasysh botën e superteknologjisë së zhvilluar sot,
mund të themi që individ është i “bombarduar” çdo ditë nga të rejat e papritura
të cilat ia lehtësojnë ose edhe vështirësojnë jetesën e tij, varësisht nga
ç’prizëm i shikon ai këto zhvillime dhe aftësisë adaptuese me novacionet e
botës sot.
Teknologjia sot është një pjesë e pandashme e jetës sonë.
Individ të shumtë mbijetojnë si rezultat i saj, disa të tjerë kanë arritur
realizimin e potencialeve si rezultat i zhvillimit teknologjik, por disa të
tjerë pretendojnë shmangien nga ajo duke krijuar kështu një lloj teknofobie,
duke mos arritur mirë adaptim si rezultat i vështirësive që hasin gjatë
përdorimit të saj ose nga frika në integrim në një botë moderne ku teknologjia
shikohet si pjesë primare e saj. Mirëpo, të flasësh për përdoruesit e saj, për
“maniaket e varur” nga teknologjia, do të thotë të flasësh për ata që përkundër
të arriturave që kanë nga ky shfrytëzim i teknologjisë, nëse kalon në një masë
të pakontrolluar mund të bartë edhe shume pasoja negative, duke filluar nga
aspekti social, psikologjik, fizik dhe shumë të tjerë.
Në përdorimin e Internetit përfshihen të gjitha grupet sociale,
por ata që ndikohen më shumë nga ai janë grupmoshat e reja, pikërisht si
rezultat i personalitetit të tyre i cili është ende i paformuar plotësisht dhe
shumë më i prirë për tu ekspozuar ndikimeve të ndryshme. Efektet
social-negative, që mund të kenë implikime të mëdha, në vështirësimin e jetës
së individit:
– Izolimin e individit dhe shmangien nga shoqëria (Harmen dhe të
tjerë,1997);
– Dobësim të motivit social, që radhitët si ndër të parët për mbijetesën e individit dhe zhvillimin e personalitetit të tij;
– Largimin e tij nga aktivitetet e lira;
– Ndikim në aspektet e komunikimit social, sidomos në gjuhën e shkruar (duke mos lënë ndikimin e tij edhe tek gjuha e folur);
– Ndikim në motivin për mësim, ku sot shihet rezultati tek të rinjtë që kanë një interesim nënmesatar për lexim dhe mësim;
– Një përdorim i tepërt i internetit e krijon stres, që llogaritet si faktori kyç i izolimit të individit pas përdorimit të kësaj teknologjie sot;
– Tendencat për shmangien nga lidhjet farefisnore dhe me të afërmit, që mund të qojë në ngecjet për zhvillim të individit;

Në anën tjetër përdorimi i tepërt i internetit ka ndikime edhe
në aspektin fizik tek individi si:
– Përdorimi i tij ndikon në aspektin e të pamurit të individit dhe dobësim të aftësisë përceptive;
– Krijon dhimbje të mëdha të kurrizit;
– Dhimbje në kyçët e duarve dhe të gishtërinjve;
– Lodhje dhe dhimbje të qafës;
– Ndryshime në peshë etj;
– Është radhitur si ndër faktorët kryesor në Obezitet (OBSH,2001) etj.

Përkundër ndikimeve të shumta, aspekti më i prekur mbetët ai
psikologjik i cili shpesh është i imponuar nga procesimi i tërë i informative
të cilat vijnë dhe internalizohen në të mbajturit mend tek individi, si
rezultat i përdorimit të internetit. Paaftësia për një organizim të informatave
të individit krijon tek ai stres dhe lodhje psikologjike.
– Lodhje psikike;
– Shpesh ngecje në zhvillim mendor (si rezultat i neglizhencës së të mësuarit dhe leximit);
– Nervoza dhe agresiviteti janë simptoma që mund të shfaqën tek individët në rast kufizimi ose shmangie nga përdorimi i tij;
– Paaftësi për mësim, si rezultat i lodhjes psikike;
– Ndrydhje dhe zvogëlim i aftësive kognitive dhe potencialit njohës, etj.

Comments
Post a Comment