hena

Hëna (lat.: Luna, në greq.: Seleni) është sateliti i vetëm natyror i Tokës [1], njëherit sateliti i 5-të për nga madhësia në sistemin tonë diellor, trupi qiellor më i afërt me planetin tonë [2] dhe i vetmi në të cilin ka arritur të shkelë njeriu.
Shpeshherë arrijm të ndeshim atë në qiell gjatë netëve të vitit, por a kemi ndaluar ndonjëherë të analizojmë dukjen e saj? Mbase disa nga ne po, por megjithatë i vetmi konkludim që mund të nxjerrim është se ajo ka formën “rrethore”, ”gjysmërrethore” etj., dhe asgjë më shumë. Kjo mund të arsyetohet sepse padyshim një analizë më e hollësishme është e vështirë për t’u bërë me sy, pa përdorur edhe ndonje instrument astronomik.[3] Sidoqoftë çfarëdo vështrimi të bëhet vlenë të përmendet se nga Toka mund të shihet vetëm njëra pjesë e Hënës (59%), ndërsa ekziston edhe ajo pjesa që ne nuk arrijm t’a shohim. Arsyeja pse ne gjithmonë kemi vetëm pamjen e njërës hemisferë është fakti se Hëna rrotullimet rreth boshtit të vetë dhe rreth Tokës i kryen në të njejtën kohë.[3][4]
Pjesa e Hënës të cilën e shohim nga Toka ndryshe quhet edhe “pjesa e afërt” ose “pjesa e ndritshme”, ndërsa ajo e cila nuk shihet quhet “pjesa e largët” ose “pjesa e errët”.[5] Këto emërime kanë rrjedhur vetëm nga përshtypja jonë, sepse faktikisht që të dy hemisferat janë njëlloj të ndriçuara. Pjesa e padukshme për herë të parë është fotografuar nga sonda sovjetike “Luna 3” më 7 tetor 1959.[1][6]blo

Comments